Mërgim Vojvoda trullos dy kundërshtarë për pak sekonda në Belgjikë

  • 04 April 2019 - 16:28
Mërgim Vojvoda trullos dy kundërshtarë për pak sekonda në Belgjikë

Mërgim Vojvoda po vazhdon t’i impresionojë të gjithë me paraqitjet e tij në Belgjikë.

24-vjecari, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Kosovës, bëri paraqitje shumë të mirë ditë më parë në ‘play-off’ në Belgjikë, por skuadra e tij humbi 2-0.

Pavarësisht humbjes, Vojvoda bëri paraqitje fantastike dhe më së miri këtë e vërteton edhe video e publikuar në rrjetet sociale ku 24-vjeçari shihet duke trullosur dy kundërshtarë.

Royal Excel Mouscron humbi në shtëpi 0-2 nga Union St.-Gilloise dhe tani mbetet e fundit në renditje pas dy ndeshjeve në ‘play’off’ të Divizionit A të Grupit B.

Ndeshjen e radhës skuadra e Vojvodës e luan me Cercle Brugge me 6 prill nga ora 20:00. 

(Kosova Sot)