Shokët e skuadrës: Rashica ka të djathtë të fortë, jemi të lumtur që është me ne

  • 04 April 2019 - 17:34
Shokët e skuadrës: Rashica ka të djathtë të fortë, jemi të lumtur që është me ne

Milot Rashica ka shkëlqyer mbrëmë kundër Schalkes në Gelsenkirchen, duke shënuar gol spektakolar për ta ndihmuar Werder Bremenin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës e mbështeti pohimin se është njeriu më në formë i Bremenit këtë vit, duke e realizuar golin e nëntë në vitin 2019, kur e bombardoi portën e Nubel në minutën e 65-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

(Kosova Sot)