Gotze lë të kuptohet se do t’i bashkohet Kloppit në Liverpool

  • 04 April 2019 - 17:45
Gotze lë të kuptohet se do t’i bashkohet Kloppit në Liverpool

Mario Gotze thotë se gjithmonë synon sfida të reja dhe ka lënë të kuptohet se një ribashkim me ish-trajnerit e tij të Borussia Dortmundi, Jurgen Klopp, mund të jetë i mundur në Liverpool.

Fituesi i Kupës së Botës pati mundësinë ta shfrytëzojë këtë rast në vitin 2016, por nuk e bëri.

Derisa largimi i tij nga Bayern Munichu po afrohej seç herë e më shumë, kishte pasur diskutime të ndryshme për klubin e tij të ardhshëm.

Por, Gotze zgjodhi përfundimisht të kthehet në Dortmund, por vetëm pasi kishte biseduar me Kloppin.

Kjo mund të ndodhë tani, megjithatë, pasi 26-vjeçari e ka rigjetur formën e tij kohëve të fundit duke e rikthyer reputacionin e dikurshëm.

Ai ka kontratë me Dortmundin vetëm deri në vitin 2020 dhe e pranon se ende është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin e Liverpoolit.“Ai (Klopp) e dinte se unë doja të largohesha nga Bayern. Natyrisht, në folëm. Ai më njeh shumë mirë dhe e di se unë gjithmonë kërkoj sfida të reja”, tha Gotze për Bild.

“Unë flas shpesh me Klopp. Ai më solli në ekipin e tij të parë kur isha 17 vjeç dhe bëri gjithçka të mundur. Ne flasim vazhdimisht”, shtoi ai.

(Kosova Sot