Jam duke punuar shumë që të kthehem sa më parë

  • 04 April 2019 - 17:55
Jam duke punuar shumë që të kthehem sa më parë

Xhaka mungoi ditë më parë në ndeshjen që Arsenali e fitoi 2-0 ndaj Newcastle United dhe me shumë gjasa, që të humbasë edhe sfidën e së dielës, derbin me Evertonin.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, se është duke punuar shumë që të kthehet sa më parë në fushë.

26-vjeçari mungoi ditë më parë në fitoren 2-0 ndaj Newcastle United për shkak të disa “probleme me muskujt e kofshës së majtë”, shkroi Arsenali pak para ndeshjes atë ditë në “Twitter”.

Xhaka po lufton tani me kohën për të qenë gati për derbin me Evertonin.

“Jam duke punuar shumë që të kthehem në fushë sa më parë që është e mundur”, shkroi Xhaka në Instagram.

(Kosova Sot)