Vinicius po punon shumë që të luajë nën urdhëratë e Zidane

  • 04 April 2019 - 18:13
Vinicius po punon shumë që të luajë nën urdhëratë e Zidane

Ashtu siç edhe lajmëroi ditë më parë, Vinicius Junior po punon shumë që të kthehet sa më parë, ai u pa sot duke vrapuar në fushë, derisa Carvajal i është bashkuar grupit.

Pas humbjes 2-1 nga Valencia të mërkurën mbrëma, e para për Zinedine Zidane që nga kthimi në Real Madrid, Los Blancos kanë kryer stërvitjen e parë me mendjen te Eibari.

Risi në këtë stërvitje ishte Dani Carvajal, që iu bashkua grupit, derisa edhe Vinicius Junior ka bërë hapa para drejt rikuperimit.

Ai është duke punuar shumë që të kthehet sa më parë në fushë dhe të enjten ka bërë disa vrapime i veçuar nga skuadra, teksa vazhdon të punojë më shumë në ambient të mbyllur.

(Kosova Sot)