Nuk gabon Prishtina

  • 04 April 2019 - 20:19
Nuk gabon Prishtina

Prishtina ka rrëmbyer pikët e plota në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 3-0 Lirinë.

Ka përfunduar edhe dueli i fundit i javës së 25-të në Ipko Superligën e Kosovës në mes të Prishtinës dhe Lirisë.

Prishtina u tregua më e fortë se prizrenasit duke e dërguar tre herë topin në rrjetën kundërshtare.

Rezultati u zhbllokua me super golin e Ergyn Ahmetit në minutën e 36’.

Prishtina e nisi më mirë edhe pjesën e dytë. Në minutën e 52’, Meriton Korenica realizoi për 2-0 me qetësi brenda zonës pas harkimit fantastik të Armend Thaqit.

Pak minuta më vonë, në atë të 61’, Korenica e gjeti edhe golin e dytë personal në këtë takim dhe të tretin për skuadrën e tij, duke realizuar për 3-0.

Pas kësaj fitore, Prishtina i është afruar në tri pikë sërish Feronikelit, kjo e fundit triumfoi gjatë ditës me një gol të vonshëm në minutën e 90’.

Edhe Llapi ka marrë pikët e plota në këtë xhiro, duke e mposhtur Ferizajn 2-0.

(Kosova Sot)