Liverpool vs Man City, 6 ndeshjet e mbetura për titull në Premierligë

  • 04 April 2019 - 20:32
Liverpool vs Man City, 6 ndeshjet e mbetura për titull në Premierligë

Liverpooli dhe Manchester City vazhdojnë t’i qëndrojnë afër njëra-tjetrës në garën për titullin e kampionit në Premierligë. City në vendin e parë ka 80 pikë, Liverpooli i dyti 79.

Liverpooli i Jurgen Kloppit, ose Manchester City i Pep Guardiolës – njëra prej këtyre dy skuadrave pritet të ngrejë lart trofeun në fund të sezonit në Angli, pasi janë shkëputur 15 pikë nga ndjekësi më i afër, Tottenhami.

“Cityzens” prijnë me 80 pikë të grumbulluara, vetëm një më shumë se “Redsat”, 79.

Kur kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund të edicionit, Liverpooli dhe Manchester City, duke parë orarin e ndeshjeve – duhet të djersiten shumë për të arritur deri te titulli.

Prej 10 ndeshjeve, Liverpooli 3 do t’i luajë si mysafirë dhe 3 të tjera në shtëpi, për dallim nga Manchester City, që 4 do t’i luajë si mysafirë dhe 2 në shtëpi.

Nga këto 6 ndeshje, më e vështira për ekipin e Jurgen Klopp konsiderohet: kundër Chelsea (14 prill, në shtëpi), por do ta kenë të vështirë edhe kundër Newcastle (4 maj).

Kurse, për Man Cityn e Guardioloës, ndeshjet më të vështira konsiderohen; kundër Tottenham (20 prill, në shtëpi) dhe ndaj Man United (24 prill, në udhëtim).

(Kosova Sot)