Anglia, favorite për të triumfuar në Euro 2020

  • 04 April 2019 - 21:42
Anglia, favorite për të triumfuar në Euro 2020

Anglia është favorite për ta fituar Kampionatin Evropian në vitin 2020, gjithnjë sipas mesfushorit të Manchester City, Kevin de Bruyne.

Anglia, e cila është në Grupin A së bashku me Kombëtaren tonë, Kosovën – si dhe Malin e Zi, Bullgarinë e Çekinë, është favorite për të triumfuar në “Euro 2020”.

Kështu thotë mesfushori i Belgjikës, Kevin de Bruyne. Ai beson se të besuarit e Gareth Southgate do të vazhdojnë të rriten, pas arritjes në gjysmëfinale në Kupën e Botës, ndërsa janë kualifikuar në “final four” në UEFA Nations League.

Dhe De Bruyne beson se “Tre Luanët” janë të destinuar që pas shumë dekadave, të ngrejë lart trofeun.

“Iu kam thënë anglezëve disa javë më parë se duhet ta fitoni Evropianin dhe mendoj se janë favorit, së bashku me Francën”, tha De Bruyne.

“Unë i shoh ata tashmë të stabilizuar, edhe me ata që po vazhdojnë të vijnë, kështu që e ardhmja është e sigurt”.

“A do të fitojnë? Nuk e di, sepse vetëm një ekip mund të fitojë, por kanë shanse për t’i bërë mirë gjërat në 10 vitet e ardhshme”.

Kosova do të përballet me Anglinë në eliminatoret e Euro 2020 në shtator si mysafirë dhe në nëntor, në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për “Euro 2020” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot)