Rikthehen Dybala, Mandzukic dhe Spinazzola – mungon ende Cristiano Ronaldo

  • 04 April 2019 - 23:06
Rikthehen Dybala, Mandzukic dhe Spinazzola – mungon ende Cristiano Ronaldo

Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Leonardo Spinazzola janë stërvitur të gjithë të enjten, derisa Cristiano Ronaldo vazhdon të shpresojë që t’ia dalë për ndeshjen me Ajaxin.

“Zonja e Vjetër” e mposhti 2-0 Cagliarin të martën pavarësisht se i munguan nëntë lojtarë të ekipit të parë.

Në stërvitjen e së enjtes, para ndeshjes me Milanin të shtunën, Max Allegri ka qenë në gjendje që të llogarisë në Dybalan, Mandzukicin dhe Spinazzolan.

(Kosova Sot)