Revolucioni që Solskjaer po e përgatit për ta ringjallur Man Unitedin

  • 05 April 2019 - 10:19
Revolucioni që Solskjaer po e përgatit për ta ringjallur Man Unitedin

Manchester Unitedi ia ka dhënë punën e trajnerit permanent Ole Gunnar Solskjaerit, deri në qershor të vitit 2022. Norvegjezi ka qëllim t’i ringjallë “Djajtë e kuq” drejt kulmit të futbollit evropian. Për ta arritur këtë dëshiron t’i transferojë disa lojtarë verës.

Sapo të hapet afati kalimtar i verës, Manchester Unitedi pritet t’i largojë nga klubi gjashtë lojtarë: Alexis Sanchezin, Ander Herreran, Juan Matan, Matteo Darmianin, Marcos Rojon dhe Antonio Valencian

Largimi i Sanchezit është më i vështiri për t’u parashikuar. Kiliani ka kontratë me klubin deri në vitin 2022, mirëpo shkëmbimi zhgënjyes në janar të vitit të kaluar me Henrikh Mkhitaryanin. Nëse Manchester Unitedi merr ofertë të mirë për Sanchezin, ata janë të gatshëm ta shesin.

Ndërsa, Herrera ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për trajnerin Solskjaer. Por, kontrata e tij është duke ardhur drejt fundit dhe ai besohet se e ka pranuar një ofertë nga Paris Saint-Germaini dhe e ka refuzuar ofertën e “Djajve të kuq” për ta rinovuar kontratën.

Edhe kontrata e Matas përfundon në qershor të këtij viti dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur, edhe karriera e tij në Old Trafford do të marrë fund së shpejti.

Darmiani dhe Rojo nuk kanë qenë në nivelin që ishin para se të transferoheshin ën Manchester Unitedi. Ndërsa, Valencia, 33-vjeçar duket se po shkon drejt MLS (Major League Soccer), liga e nivelit të parë të futbollit në SHBA.

As transferimi i një portieri të ri nuk duhet të përjashtohet, përkundër që klubi dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ia rinovuar De Geas kontratën, e cila përfundon në vitin 2020. Së fundi është raportuar se Thibaut Courtois, i cili verën e kaluar kaloi nga Chelsea në Real Madrid, mund të portieri i ri i “Djajve të kuq”.

Deri në pesë transferime

Sa i përket transferimeve, që varen edhe nga shitjet, ideja e klubit është që ta rinojnë skuadrën ngjashëm me mënyrën që ishte bërë para katër sezonesh. Manchester Unitedi synon t’i transferojë pesë lojtarë: një mbrojtës të krahut të djathtë, një qendërmbrojtës, një ose dy mesfushorë dhe një sulmues.

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka, është favoriti për t’u transferuar në United për 40 milionë euro. Në pozitën e qendërmbrojtësit mund të vijë Raphael Varane i Real Madridi apo Kalidou Koulibaly i Napolit.

Largimi i Herreras dhe Matas do të lë hapësirë të zbrazët në mesfushë dhe Manchester Unitedi raportohet se po e kërkon Saul Niguezin e Atletico Madridit dhe Declan Rice të West Ham Unitedit.

Për fazën e sulmit, “Djajtë e kuq” janë të gatshëm t’i shpenzojnë deri në 100 milionë euro për 19-vjeçarin anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sanchon, i cili më parë kishte qenë pjesë e Manchester Cityt. 

(Kosova Sot)