Messi e Ronaldo, jashtë top dhjetëshes për goditje të lira

  • 05 April 2019 - 10:21
Messi e Ronaldo, jashtë top dhjetëshes për goditje të lira

Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të golave të shënuar nga goditjet e lira gjatë kohës së fundit. Mirëpo, as ai e as Cristiano Ronaldo nuk janë në mesin e dhjetë lojtari më të mirë për goditje të lira.

SportBible e vendosi një anketë në Twitter për tifozët e futbollit dhe nga 48 mijë tifozët që morën pjesë, 42 për qind votuan për Lionel Messin, i cili i mposhti David Beckhamin, Juninho Pernambucanon dhe Ronaldinhon për t’u shpallur lojtari më i mirë për goditjet e lira

Beckhami, i famshëm për golat e bukura për Manchester Unitedin e ekipin kombëtar të Anglisë në karrierën e tij, e mori 26 për qind të votave, duke e lënë pas Juninhon me 23 për qind. Ronaldinho mbeti i katërti, me 9 për qind.

Image

Megjithatë, kjo zgjedhje ngjalli shumë debat në botën e futbollit, pasi që shumë tifozë besonin se braziliani Juninho ishte më i miri.

Këtë pretendim e dëshmon edhe statistika për lojtarët me më së shumti gola të shënuar nga goditjet e lira.

(Kosova Sot)