Gjilani – Drita, zbulohen çmimet e biletave

  • 05 April 2019 - 11:58
Gjilani – Drita, zbulohen çmimet e biletave

Gjilani i ka zbuluar të premten çmimet e biletave për derbin e Anamoravës ndaj Dritës, i cili do të zhvillohet të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Zakonisht, në ndeshjet kampionale të Kosovës çmimet e biletave sillen prej 1, 2 dhe 3 eurove

Mirëpo, në ndeshjen Gjilani – Drita, e cila zhvillohet të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, biletat do të jenë më të shtrenjta.

Më të lirat janë nga 3 euro, ndërsa ato më të shtrenjtat 15 euro.

Tribunat prapa portave jug dhe veri kanë çmim të biletave prej 3 eurosh.

Kurse, për tribunën lindore një biletë do të kushtojë 5 euro.

Ndërsa në perëndim, biletat do të kushtojnë 6 euro.

E biletat e zonës VIP kanë çmim prej 15 eurosh.

Gjilani është organizator i kësaj ndeshjeje si vendës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pasi stadiumi i Gjilanit është në renovim dhe në mungesë të sigurisë për një derbi të madh si ky në mes të dy rivalëve të përbetuar nga i njëjti qytet.

Deri më tani veç FC Prishtina në disa raste ka qenë më e dalluar për çmim më të lartë të biletave.

Stadiumi “Fadil Vokrri” ka kapacitet prej afro 13 mijë ulësesh. 

(Kosova Sot)