Distria Krasniqi, e artë në Turqi

  • 05 April 2019 - 16:36
Distria Krasniqi, e artë në Turqi

Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë, duke e mposhtur ne finale Otgontsetseg Galbadrakh.

Xhudoja vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës. Në Grand Prixin e Turqisë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, garuesja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë turne, rrëmbeu të artën, duke e mundur në finale xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh.

Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh.

Kjo është medalja e dytë për Krasniqin këtë vit, ajo ka triumfuar edhe në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, në shkurt të këtij viti. Ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan në vitin 2019, Krasniqi pushoi. 

(Kosova Sot)