Messi, mbreti i Evropës për gjuajtje të lira – 16 gola më shumë se Ronaldo!

  • 05 April 2019 - 18:14
Messi, mbreti i Evropës për gjuajtje të lira – 16 gola më shumë se Ronaldo!

Leo ka shënuar 20 gola nga goditjet e dënimit në 5 sezonet e fundit, 16 më shumë se Cristiano dhe 9 më shumë se ndjekësi më i afërt, Miralem Pjanic.

Vitet ikin, por Lionel Messi vazhdon të mbetet ai i njëjti. 10-shi magjik i Barcelonës vazhdon të thyejë rekord pas rekordi.

Goli i Lionel Messit në barazimin 4-4 kundër Villarrealit, jo vetëm që e shpëtoi Barcelonën nga humbja, por edhe i ndihmoi argjentinasit ta thyejë një rekord tjetër në botën e futbollit.

Ky ishte goli i gjashtë i nga goditja e dënimit dhe i 32-ti në total në La Liga për Messin.

Messi u bë futbollisti i parë në top pesë ligat evropiane që i shënon gjashtë apo më shumë gola çdo sezon të paktën që prej edicionit 2006/07.

Messi gjithashtu është lojtari me më së shumti gola nga goditjet e lira në top 5 ligat evropiane në 5 sezonet e fundit.

Ai kundër Villarrealit, ishte i 20-ti në 5 sezonet e fundit, duke lënë shumë, shumë prapa rivalët.

I dyti renditet Miralem Pjanic me 11 gola nga gjuajtjet e lira në 5 sezonet e fundit, pozita tre dhe katër pushtohet nga Dybala dhe Parejo, kurse besoni apo jo, Cristiano Ronaldo, renditet vetëm i pesti, me 4 gola në pesë sezonet e fundit.

(Kosova Sot)