“Nuk kam fituar asnjëherë në Camp Nou? Për këtë jam edhe më shumë optimist”

  • 05 April 2019 - 18:30
“Nuk kam fituar asnjëherë në Camp Nou? Për këtë jam edhe më shumë optimist”

Barcelona-Atletico Madrid do të jetë ndeshja kryesore e kësaj fundjave në La Liga.

Atletico Madridi me Diego Simeonen në stol, nuk ka fituar asnjëherë në “Camp Nou”. Por, trajneri i madrilenëve thotë se kjo e bën edhe më optimist për sfidën e së shtunës.

“Fakti që nuk kam fituar asnjëherë në atë stadium më bën të ndihem optimist. Nuk kemi frikë nga Messi dhe as nga Barcelona, madje i respektojmë”, tha Simeone.

“Valverde po bën një punë të jashtëzakonshme dhe punon me lojtarë që janë mësuar të fitojnë. E vetmja mundësi për ta mbajtur hapur luftën për titull është të fitojmë. Më vjen mirë që Barcelona e konsideron Atleticon si rivalin e vetëm për titull, kjo do të thotë se puna e madhe që kemi bërë gjatë këtyre viteve ka qenë shumë pozitive”.

(Kosova Sot)