Jugones: “Navas nuk do të vazhdojë në Madrid, Courtois do të jetë titullar”

  • 05 April 2019 - 19:38
Jugones: “Navas nuk do të vazhdojë në Madrid, Courtois do të jetë titullar”

Navas ka vendosur tashmë për të ardhmen, do të largohet pas pesë sezoneve në “Santiago Bernabeu”.

Gazetari i njohur spanjoll, Josep Pedrerol, ka dhënë lajmin bombë, për dikë të pritur, e për dikë jo pas kthimit të Zinedine Zidane.

Ai ka deklaruar se Keylor Navas do t’i thotë lamtumirë Real Madridit në fund të sezonit, edhe pse 32-vjecari preferohet nga Zizu.

“Keylor Navas nuk do të vazhdojë në Real Madrid sezonin e ardhshëm. Portieri titullar do të jetë, Courtois”, thotë Josep Pedrerol i Jugones.

Ai gjatë ditës raportoi edhe për Antoine Griezmann, duke treguar se francezi i ka thënë ‘po’ Barcelonës dhe do ta veshë fanellën e katalunasve sezonin e ardhshëm.

“Përfaqësuesi i Griezmann ka komunikuar me Barcelonën dhe i ka thënë se Griezmann ka thënë po, po ofertës së Barçës”, deklaroi Pedrerol. 

(Kosova Sot)