Real-Eibar: Zidane e pushon Ramosin, kthehen Brahim dhe Valverde – nuk ftohet Mariano!

  • 05 April 2019 - 21:25
Real-Eibar: Zidane e pushon Ramosin, kthehen Brahim dhe Valverde – nuk ftohet Mariano!

Përveç Marcelos së suspenduar dhe Dani Carvajalit e Vinicius Juniorit të lënduar, Realit do t’i mungojë kundër Eibarit edhe Ramos.

Zinedine Zidane ka zbuluar listën prej 19 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës, dhe e ka lënë në shtëpi kapitenin, Sergio Ramos.

Përveç Ramosit, nuk janë ftuar as Llorente e as Mariano, kurse janë kthyer Brahim Diaz dhe Fede Valverde.

Madridi vazhdon të luajë për hatër të matematikës në La Liga, por edhe që të ruajë zonën Champions League.

Los Blanco gjenden në pozitën e tretë me 57 pikë, 13 më pak se Barcelona, kurse janë 11 pikë para Sevillas e Valencias, që po luftojnë për zonën Champions League.

(Kosova Sot)