Rashica: Pizarro më tha ‘ruaje energjinë sepse do ta vendosësh ndeshjen’

  • 05 April 2019 - 22:07
Rashica: Pizarro më tha ‘ruaje energjinë sepse do ta vendosësh ndeshjen’

“Ti do ta vendosësh ndeshjen”, këto janë fjalët që i ka thënë Pizarro Rashicës para ndeshjes Schalke-Werder të cilat dhanë efektin e tyre, sepse talenti 22-vjecar i Kosovës shënoi gol shumë të bukur.

Veterani, Claudio Pizarro, është duke e ndihmuar shumë Werder Bremenin këtë sezon. Jo me gola e paraqitje, por me motivimin që po i bën lojtarëve të klubit gjerman, të cilët po shkëlqejnë dhe po shkelin këdo që u del para. Werderi po lufton për një vend që dërgon në Europa League.

Ata tashmë gjenden në atë pozitë me 42 pikë, por iu rrezikohet nga Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg, që gjithashtu kanë nga 42 pikë në pozitat shtatë dhe tetë.

Merita për këtë sezon mbresëlënës të Werderit ka edhe Milot Rashica, anësori i Kosovës.

Ai nuk e nisi mirë sezonin, por 2019 ka qenë e mrekullueshme për 22-vjeçarin, që e ka tundur 9 herë portën kundërshtare, së fundmi në fitoren 2-0 kundër Schalke për ta ndihmuar Werderin që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Rashica tregoi për Werder TV se si Pizarro po i qëndron pran dhe po e motivon atë.

“Para ndeshje (me Schalke) më tha ‘ruaje energjinë sepse kemi nevojë për ty dhe do të vendosësh ndeshjen”, u shpreh Rashica.

“Ai më motivon dhe natyrisht, mund të mësoj nga ai çdo ditë, çdo stërvitje, Ai nuk është vetëm lojtar i mirë, por edhe person i mirë. Ai më motivon dhe nëse thotë diçka të mirë për mua, kjo do të thotë shumë për mua”, shtoi ai.

Kjo është hera e katërt që Pizarro kthehet për ta veshur fanellën e Werderit.

40-vjecari ka bërë 23 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat dhe ka shënuar 5 gola. 

(Kosova Sot)