Kluivert kundër të birit: “Nuk më dëgjoi mua, por menaxherin…!”

  • 05 April 2019 - 22:37
Kluivert kundër të birit: “Nuk më dëgjoi mua, por menaxherin…!”

“Kisha komunikuar me Justin. Këshilla ime ishte që të qëndronte te Ajax edhe për një vit tjetër”.

Ishin këto fjalët e Patrick Kluivert, ish-sulmuesi i Barcelonës, Milanit e Holandës, por tashmë në cilësinë e babait të Justin, futbollistit të talentuar të Romës.

Legjenda holandeze është rikthyer të flasë për transferimin e të birit, që verën e kaluar kaloi nga kampionati holandez në Seria A të Italisë.

“Sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe dëshironte të ndryshonte klub. Nuk ishte këshilla ime, por e menaxherit të tij, Mino Raiola dhe mamasë së tij. Në përfundim ishte ai që vendosi. Nuk munda dot të bëj asgjë”, deklaroi Patrick Kluivert për stacionin radiofonik “BBC 5 Live Sport”.

(Kosova Sot)