Allegri me fjalë të mira për Milanin, Cristiano dhe Chiellini jashtë

  • 06 April 2019 - 09:22
Allegri me fjalë të mira për Milanin, Cristiano dhe Chiellini jashtë

Massimiliano Allegri pret sonte ndeshje të vështirë kundër Milanit.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes delikate me Milanin, edhe pse bardhezinjtë janë shumë përpara në kampionat, pati vetëm fjalë të mira për ekipin e Gennaro Gattusos.

Sipas Allegrit, Milani është rritur shumë këtë vit dhe do të luftojnë me patjetër për një vend që dërgon në Champions League.

Nëse Juventusi fiton ndaj Milanit dhe Napoli humbet, shpallet kampion që ditën e diel dhe do të ishte diçka e paimagjinueshme kaq shpejt.

“Juventus-Milan është gjithmonë një ndeshje që tërheq shumë dhe në ekuilibër. Këtë vit, kuqezinjtë janë rritur shumë dhe luftojnë për zonën Champions League”, tha Allegri.

Sa i përket formacionit, trajneri bardhezi i ka idetë e qarta: “Chiellini do të qëndrojë jashtë, Mandzukic, Dybala dhe Spinazzola janë të rikuperuar. Edhe Perin do të mungojë”.

“Jemi në gjendje të mirë. A ndjej aromë titulli? Kur ta fitojmë do të jetë një mbrëmje e shkëlqyer, do të mbahet mend gjatë dhe do ta celebrojmë me njerëzit tanë”, shtoi ai mes tjerash.

“Cristiano i grumbulluar ndaj Milanit? Absolutisht jo!”.

Derbi mes Juventusit dhe Milanit zhvillohet sonte nga ora 18:00. 

(Kosova Sot)