Griezmann publikon 11-shen ideale, nuk ka vend për Ronaldon

  • 06 April 2019 - 10:14
Griezmann publikon 11-shen ideale, nuk ka vend për Ronaldon

Jemi vetëm pak orë nga sfida mes Barcelonës dhe Atleticos së Madridit, ndërsa ylli i “los colchoneros”, Antoinne Griezmann ka ndezur edhe më shumë atmosferën.

Francezi ka publikuar një foto në Instagram, ku ka përzgjedhur formacionin më të mirë sipas tij, të cilin e ka rreshtuar sipas vendosjes 4-2-3-1.

Në 11-shen ideale të Griezmann ka vend për emra si Ronaldinho, Messi, Maradona, .etj., por mungon ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

CR7 është rezervist së bashku me Neymar dhe legjenda si; Ruud Gullit, Romario apo edhe Johan Cruyff.

Image

(Kosova Sot)