Allegri s’e ka harruar ende humbjen 4-1 nga Reali në finale të Champions League, tregon çfarë ndodhi

  • 06 April 2019 - 12:28
Allegri s’e ka harruar ende humbjen 4-1 nga Reali në finale të Champions League, tregon çfarë ndodhi

Allegri ende s’e ka harruar finalen e vitit 2017 me Real Madridin në Champions League, ku humbi 4-1. Ai thotë se skuadra hyri në lojë “me vetëbesim të tepruar” dhe se kjo i kushtoi në fund italianëve.

Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit, ka dhënë një intervistë interesante për “Corriere della Sera”.

Ai ka folur për finalen e famshme të humbur kundër Real Madridit në Cardiff.

Skuadra e tij ishte në top formë atë vit, duke pranuar vetëm 3 gola nga faza e grupeve deri në finale – kurse më pas mori katër të tilla;  Cristiano Ronaldo (2), Casemiro (1) dhe Marco Asensio (1).

“Mendjemadhësia mund të të bëjë të humbasësh kontaktin me realitetin. Në finalen kundër Realit kemi pasur më shumë se duhet besim në vetvete”, ka deklaruar Allegri.

Ka disa vite që Juve e kërkon trofeun me vesh, të cilin e ka fituar për herë të fundit në vitin 1997.

“Zonja e Vjetër” do ta kërkojë këtë vit këtë trofe dhe për këtë e blen Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për më shumë se 100 milionë euro.

Juve do të ketë përballë në çerekfinale Ajaxin, skuadrën befasi në këtë sezon, që eliminoi Real Madridin duke e turpëruar midis “Santiago Bernabeut”.

“Kjo ecuri pozitive e Ajaxit është meritë e punës së madhe që bëhet me rritjen e talenteve dhe e një sistemi që i mëson këta të rinj të luajnë futboll në mënyrën e duhur”, deklaroi ai. 

(Kosova Sot)