Gattuso e mbron Bonuccin pas komenteve për Kean

  • 06 April 2019 - 12:49
Gattuso e mbron Bonuccin pas komenteve për Kean

Gennaro Gattuso i ka dal në krah Leonardo Bonuccit, ky i fundit tha se Kean e nxiti abuzimin racist nga tifozët e Cagliarit.

Bonucci shkaktoi polemika të mëdha dhe u kritikua ashpër kur tha se Kean e nxiti abuzimin racist nga tifozët e Cagliarit në fitoren e Juventusit 2:0 në “Sardegna Arena” të martën mbrëma.

“Pati thirrje raciste pas golit, Blaise (Matuidi) i dëgjoi dhe u zemërua. Por mendoj se faji është 50-50, sepse Moise nuk është dashur ta bëjë atë (festimin) dhe se Curva (tifozët ultras) nuk është dashur të reagonin në atë mënyrë. Ne jemi profesionistë dhe duhet të jemi shembull jo të provokojmë”, tha qendërmbrojtësi italian.

Pas kësaj deklarate, Bonucci është vërshuar me kritika nga të katërta anët, por i ka dal në mbrojtje ish-trajneri, Gennaro Gattuso.

“Për fat të keq, në Itali nuk flet dot më për asgjë. Duhet kuptuar se Bonucci foli ashtu, sepse Kean është i ri dhe ka nevojë për këshilla”, tha Gattusso.

“Bonuccin e masakruan, por i kam lexuar mirë fjalët e tij. Donte ta ndihmonte djaloshin, që është shumë i talentuar, por duhet të qëndrojë i qetë dhe të mos fluturojë”.

(Kosova Sot)