25 futbollistët më të mirë në botë, surpriza në top 10 – Mbappe e kalon Ronaldon!

  • 06 April 2019 - 14:21
25 futbollistët më të mirë në botë, surpriza në top 10 – Mbappe e kalon Ronaldon!

Lufta për 10 lojtarët më të mirë në botë është rritur dukshëm viteve të fundit. Barcelona ka 5 lojtarë në mesin e 10 më të mirëve, Reali vetëm një – Sergio Ramos. Mbappe vetëm 20-vjeçar, e ka lënë prapa idhullin e tij, Ronaldon. Zhgënjyes është Neymar, që ka rënë shumë që prej largimit nga Barcelona. Ai renditet i 14-ti.

Në një anketë të bërë nga MARCA, tifozët në mbarë botën kanë votuar për 25 futbollistët më të mirë në botë aktualisht, teksa në top 10 ka shumë ndryshime për dallim me një vit më parë.

Është mëse e qartë se Leo Messi e ka blinduar pozitën e parë pas paraqitjeve mbresëlënëse këtë vit – ai mori pothuajse 75,000 vota.

Prapa argjentinasit u renditet njeriu për të cilin flitet se do të dominojë pas CR7 dhe Leos, Kylian Mbappe.

Francezi i talentuar rrëmbeu pozitën e parë duke lënë prapa Cristiano Ronaldon. Natyrisht, diferenca është vetëm 1,200 vota.

Në top 10-she, dominon Barça, pasi (Ter Stegen) renditet i katërti, 5 (Piqué) dhe 6 (Luis Suárez).

Në pozitën e shtatë vjen portieri i Atletico Madrid, Oblak (7).

Ramos, është i vetmi madrilen në top 10, ai renditet në pozitën nëntë. Kurse me Modric (13) dhe Benzema (19), janë vetëm tre futbollistët e Madridit në top 25, katër do të bëheshin nëse Reali trasnferon Hazardin, që është në pozitën e tetë.

25 lojtarët më të mirë sipas tifozëve anembanë botës:

(Kosova Sot)