Real Madridi po pëson disfatë në shtëpi ndaj Eibarit

  • 06 April 2019 - 17:33
Real Madridi po pëson disfatë në shtëpi ndaj Eibarit

Pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Eibarit nuk rezultoi të jetë shumë e mirë për vendasit, pasi që madrilenët po pësojnë disfatë me rezultat 1:0.

Në minutën e 39-të të ndeshjes, Marc Cardona arriti ta shënojë golin e vetëm të 45 minutave të parë në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të të këtij sezoni të La Ligës.

Real Madridi i bëri tri goditje gjatë pjesës së parë, mirëpo asnjëra prej tyre nuk e rrezikoi seriozisht portierin Marko Dmitrovic, pasi që të gjitha ishin jashtë kuadratit të portës.

Më të saktë në këtë pjesë të parë u treguan futbollistët e Eibarit, që arritën të shënojë me goditjen e vetme drejt portës.

Edhe nëse nuk arrin ta përmbysë rezultatin në pjesën e dytë, Real Madridi nuk e rrezikon pozitën e tretë në tabelën e La Ligës, pasi që mbetet dhjetë pikë para Getafes, që renditet në pozitën e katërt. 

(Kosova Sot)