Bersant Celina, i pandalshëm në Angli

  • 06 April 2019 - 18:03
Bersant Celina, i pandalshëm në Angli

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, po e dëshmon aftësinë e tij në çdo ndeshje të Swansea Cityt në Championship, niveli i dytë i futbollit në Anglinë.

Sot, Swansea City arriti ta fitojë me rezultat 3:1 ndeshjen kundër Middesbrough, e cila po zhvillohej në kuadër të xhiros së 40-të të Championshipit. Këto tri pikë, ata i siguruan falë paraqitjes mbresëlënëse të Bersant Celinës.

Edhe pse nuk e shënoi asnjërin gol të skuadrës së tij, Celina e mori vlerësimin më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushën e lojës. Ai u vlerësua me 9.0, të paktën 1.1 notë më shumë se cilido futbollist tjetër.

(Kosova Sot)