Edhe pa Ronaldon, Juventusi fiton kundër Milanit

  • 06 April 2019 - 20:19
Edhe pa Ronaldon, Juventusi fiton kundër Milanit

Juventusi ka arritur ta mposhtë Milanin me rezultat 3:1 në xhiron e 21-të të Serisë A, edhe pse skuadrës së Massimiliano Allegrit i mungonte superylli Cristiano Ronaldo.

Juventusi e përmbysi rezultatin ndaj rivalit të vjetër, Milanit, dhe arriti t’i fitojë tri pikët e radhës në rrugën drejt shpalljes kampion i Serisë A për të tetën herë radhazi.

Fillimisht ishte skuadra e Gennaro Gattusos ajo që kaloi në epërsi, përmes golit të Krzysztof Piatekut në minutën e 39-të të ndeshjes.

Megjithatë, pjesa e dytë e këtij derbi nuk shkoi edhe aq mirë për kuqezinjtë, të cilët i pësuan dy gola dhe i humbën tri pikë në këtë ndeshje.

Në minutën e 60-të të ndeshjes, Paulo Dybala e fitoi një penallti pas ndërhyrjes së mbrojtësit me prejardhje shqiptare të Milanit, Mateo Musacchios. Dybala e barazoi rezultatin duke u treguar i saktë nga 11-metërshi.

Gjashtë minuta para fundit të lojës së rregullt, Moise Kean e kaloi skuadrën e tij në epërsi me rezultat 2:1. Tifozët e Juventusit e festuan këtë gol edhe më shumë sesa zakonisht, pasi që Kean kishte qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave, për shkak të thirrjeve racistë që u bënë ndaj tij në ndeshjen kundër Cagliarit.

Nëse e duan kualifikimin në Champions, skuadra e Gennaro Gattusos duhet ta gjejë formën e mirë sepse pas kësaj ndeshje do të përballet me Lazion, që renditet në pozitën e pestë.

(Kosova Sot)