Manchester City kalon në finale, afër titullit të dytë për këtë sezon

  • 06 April 2019 - 20:51
Manchester City kalon në finale, afër titullit të dytë për këtë sezon

Manchester City triumfoi në ndeshjen gjysmëfinale kundër Brightonit, ku fitoi me epërsi minimale 1:0, duke e siguruar kështu një vend të finale të FA Cup

Skuadra e Pep Guardiolës arriti ta fitojë ndeshjen gjysmëfinale të Fa Cup, kundër Brightonit. Tani, Manchester City e ka mundësinë ta fitojë titullin e dytë për këtë sezon, pas triumfit në Carabao Cup.

Golin e fitores në këtë ndeshje e shënoi Gabriel Jesus në minutën e katërt, pas një pasimi të mirë nga mesfushori Kevin De Bruyne. Ky gol rezultoi të jetë i vetmi për këtë ndeshje.

Kundërshtarin për finale të kësaj gare do ta mësojë nesër Pep Guardiolës, pas ndeshjes mes Watfordit dhe Wolves, e cila do të zhvillohet në orën 17:00

Ky sezon po shkon mjaft mirë për Manchester Cityn. Ata tashmë e kanë fituar një titull, me triumfin ndaj Chelseat në finale të Carabao Cup, dhe janë ende në garë për titujt e Premierligës e Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot)