Trepça e shkatërron Borean, Rahoveci fiton ndaj Prizrenit

  • 06 April 2019 - 21:26
Trepça e shkatërron Borean, Rahoveci fiton ndaj Prizrenit

Sot u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në Basketboll, ku Trepça triumfoi ndaj Boreas, ndërsa Rahoveci ndaj Prizrenit.

Trepça arriti ta fitojë ndeshjen kundër klubit të fundit në ligë, Boreas me rezultat 155:60.

Kjo është fitorja e 16 për skuadrën nga Mitrovica, ndërsa Borea e pësoi disfatën e 23-të këtë sezon. Borea i ka fituar vetëm tri ndeshje deri më tani.

Në anën tjetër, Rahoveci arriti ta sigurojë një fitore si mysafir në ndeshjen kundër Prizrenit, që përfundoi me rezultat 69:86.

 Kjo është fitorja e 18-të e Rahovecit, ndërsa kjo ishte disfata e 15-të për Prizrenin. 

(Kosova Sot)