Dramë në Camp Nou, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid

  • 06 April 2019 - 21:39
Dramë në Camp Nou, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid

Barcelona dominoi në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje kundër Atletico Madridit, me 61 për qind të posedimit të topit, dhe me gjashtë goditje, në krahasim me katër të Atletico Madridit.

Barcelona i pati dy raste shumë të mira për të shënuar gol, mirëpo një herë Jordi Alba e goditi shtyllën pas një super pasimi nga Lionel Messi, ndërsa herën tjetër shkëlqeu portieri i madrilenëve Jan Oblak.

Atletico Madridi luajti me dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 29-të e ndeshjes, pasi që sulmuesi Diego Costa u ndëshkua me karton të kuq për shkak të ankesave ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

(Kosova Sot)