Celina e komenton superparaqitjen e tij për Swansean

  • 06 April 2019 - 22:24
Celina e komenton superparaqitjen e tij për Swansean

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për ta komentuar superparaqitjen e tij për Swansea Cityn në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Sot, Swansea City arriti ta fitojë me rezultat 3:1 ndeshjen kundër Middesbrough, e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së 40-të të Championshipit. Këto tri pikë, ata i siguruan falë paraqitjes mbresëlënëse të Bersant Celinës.

Edhe pse nuk e shënoi asnjërin gol të skuadrës së tij, Celina e mori vlerësimin më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushën e lojës. Ai u vlerësua me 9.0, të paktën 1.1 notë më shumë se cilido futbollist tjetër.

“Çfarë fitore përsëri. I falënderoj të gjithë tifozët”, ka shkruar Bersant Celina në llogarinë e tij në Instagram.

(Kosova Sot)