Messi shkëlqen në fitoren e Barcelonës, Atleticos s’i mjafton super Oblaku

  • 06 April 2019 - 23:11
Messi shkëlqen në fitoren e Barcelonës, Atleticos s’i mjafton super Oblaku

Barcelona arriti ta fitojë ndeshjen kundër Atletio Madridit duke i shënuar dy gola afër fundit të ndeshjes, për t’ia prishur rekordin mbresëlënës portierit Jan Oblak për këtë ndeshje.

Barcelona shënoi fitore të rëndësishme sonte në Camp Nou, në ndeshjen kundër Atletico Madridit. Tani, skuadra e Ernesto Valverdes ka kaluar 11 pikë para Atleticos, që radhitet në pozitën e dytë.

Barcelona nuk e pati të lehtë të shënonte kundër Jan Oblakut, i cili deri në pesë minutat e fundit kishte qenë lojtari me vlerësimin më të mirë të ndeshjes, për shkak të pritjeve të jashtëzakonshme që i bëri.

Mirëpo, paraqitja e jashtëzakonshme e Oblakut nuk mjaftoi për ta ndalur Barcelonën pasi që Luis Suarezi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 85-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë Lionel Messi e shënoi golin e sigurisë.

Pikërisht argjentinasi Messi u shpall lojtari i ndeshjes, pasi që kishte qenë aktiv gjatë gjithë lojës, duke krijuar shumë raste, shumica prej të cilave nuk arrinin ta kalonin portierin Oblak, që renditet i dytë në mesin e lojtarëve me vlerësimet më të mira në këtë ndeshje.

(Kosova Sot)