Allegri tregon kur do të kthehet Ronaldo

  • 06 prill 2019 - 23:42
Allegri tregon kur do të kthehet Ronaldo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai beson shumë që Cristiano Ronaldo do të kthehet në skuadrën e “Zonjës së Vjetër” për ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve, kundër Ajaxit.

Cristiano Ronaldo mungoi në fitoren 2:1 të Juventusit ndaj Milanit, që u zhvillua sot, dhe ai ka munduar në tri ndeshjet e fundit të Serisë A të Juventusit, për shkak të një dëmtimi të muskulit në ndeshjen e Portugalisë kundër Serbisë.

Megjithatë, duke folur në konferencën për shtyp pas kësaj ndeshjeje, Allegri e dha një lajm të mirë për tifozët e Juventusit para çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Ai [Ronaldo] ndihet gjithmonë gati, por unë i thashë që të pushtonte sot. Ne besojmë se do ta kemi atë kundër Ajaxit, të mërkurën”, tha trajneri i Juventusit.

Juventusi e përmbysi rezultatin ndaj rivalit të vjetër, Milanit, dhe arriti t’i fitojë tri pikët e radhës në rrugën drejt shpalljes kampion i Serisë A për të tetën herë radhazi.

Fillimisht ishte skuadra e Gennaro Gattusos ajo që kaloi në epërsi, përmes golit të Krzysztof Piatekut në minutën e 39-të të ndeshjes. Megjithatë, pjesa e dytë e këtij derbi nuk shkoi edhe aq mirë për kuqezinjtë, të cilët i pësuan dy gola dhe i humbën tri pikë në këtë ndeshje.

Në minutën e 60-të të ndeshjes, Paulo Dybala e fitoi një penallti pas ndërhyrjes së mbrojtësit me prejardhje shqiptare të Milanit, Mateo Musacchios. Dybala e barazoi rezultatin duke u treguar i saktë nga 11-metërshi.

Gjashtë minuta para fundit të lojës së rregullt, Moise Kean e kaloi skuadrën e tij në epërsi me rezultat 2:1. Tifozët e Juventusit e festuan këtë gol edhe më shumë sesa zakonisht, pasi që Kean kishte qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave, për shkak të thirrjeve racistë që u bënë ndaj tij në ndeshjen kundër Cagliarit.

(Kosova Sot)