Ankohet ylli i Atleticos: Sa herë që luajmë në Camp Nou ndodh diçka

  • 07 April 2019 - 09:44
Ankohet ylli i Atleticos: Sa herë që luajmë në Camp Nou ndodh diçka

Humbja 2:0 ndaj Barcelonës ia humbi shpresat Atletico Madridit për titull në La Liga këtë sezon, por mesfushori Koke këmbëngul se gjyqtari ishte i padrejtë ndaj skuadrës së tij.

Ndeshja mori drejtim tjetër në minutën e 28-të, kur Diego Costa u përjashtua nga loja pas kartonit të kuq

Costa u tërbua përse gjyqtari Jesus Gil Manzano nuk i dha Atleticos goditje dënimit për një faull dhe si rrjedhojë iu vërsul gjyqtarit duke e ofenduar. Ofendimi i rëndë nënkuptoi përjashtim të menjëhershëm për sulmuesin spanjoll.

Por, Koke mendon se Atletico gjykohet ashpër nga gjyqtarët sa herë që luan në Camp Nou.

“Kurdo që vijmë këtu (në Camp Nou), diçka ndodh”, tha Koke pas ndeshjes.

“Në 11 ndeshjet e fundit, mendoj se kanë qenë shtatë karton të kuq dhe jo të gjithë prej tyre me të drejt”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)