Milani e synon Pochettinon si zëvendësues të Gattusos

  • 07 April 2019 - 09:47
Milani e synon Pochettinon si zëvendësues të Gattusos

Milani është duke synuar ta sjellë Mauricio Pochettinon në San Siro për ta rikthyer klubin në maje të futbollit botëror, sipas Mirror.

Në muajt e fundit, për trajnerin argjentinas interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester Unitedi, por të dy këto klube tani kanë emëruar trajnerë të rinj, Zinedine Zidanin dhe Ole Gunnar Solskjaerin, përkatësisht.

Por, Milani, i cili është duke luftuar me mish e me shpirt për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund ta emërojë atë në vend të Gennaro Gattusos.

Thuhet se Pochettinos do t’i premtohet një fond masiv për transferimin e lojtarëve të rinj. 

(Kosova Sot)