Kur Ronaldo qëndroi i zhveshur para pasqyrës dhe tha: Jam i bukur, Messi s’duket si unë

  • 07 April 2019 - 12:28
Kur Ronaldo qëndroi i zhveshur para pasqyrës dhe tha: Jam i bukur, Messi s’duket si unë

Të bëhesh më i miri nevojitet flijim shumë i madh, për këtë mund ta pyesni Cristiano Ronaldon, i cili është vazhdimisht i etur për të qenë i përkryer në çdo ndeshje.

Sulmuesi portugez tha së fundmi se do të luajë edhe për tetë vjet tjera, duke e mbajtur trupin në formë të përkryer.

Business Insider zbuloi se 33-vjeçari bën tetë orë gjumë, gjë që i jep atij mjaft kohë për t’i kryer ushtrimet e barkut para mëngjesit, dhe se pi shumë lëngje gjatë ditës.

Rutina e tij kur mbërrin në stadium, megjithatë, është paksa më ndryshe.

Wayne Rooney pati thënë më parë se ish-anësori i Manchester Unitedit e shikonte veten në pasqyrë për ta përgatitur veten në mënyrë psikike.

Ish-sulmuesi i Anglisë Peter Crouch zbuloi se legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ia kishte treguar atij një histori të yllit të Juventusit, e cila do të jetojë gjatë.

“Rio Ferdinand na rrëfente tregime për Cristiano Ronaldon, sesi portugezi qëndronte para pasqyrës i zhveshur, i fërkonte flokët dhe thoshte ‘Uau. Jam shumë i bukur’”, pati zbuluar Crouch për Daily Mail.

“Futbollistët e tjerë të Unitedit u përpiqeshin ta tallnin: ‘Dosido. Leo Messi është futbollist më i mirë se ti”.

“Dhe ai do t’i rrudhte krahët dhe buzëqeshte përsëri: ‘Ah po. Por Messi nuk duket kështu”.

(Kosova Sot)