Zv.presidenti i Juves: U desh ta ndalnim me zor Ronaldon, deshi të luante ndaj Milanit

  • 07 April 2019 - 14:03
Zv.presidenti i Juves: U desh ta ndalnim me zor Ronaldon, deshi të luante ndaj Milanit

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka zbuluar për Sky Sport se Cristiano Ronaldo kishte dashur të luante në derbin e së shtunës në Serie A kundër Milanit, por nuk ishte lejuar nga drejtuesit e klubit.

Uria e Ronaldos për të luajtur, për të shënuar, për të garuar dhe për të fituar është e pakrahasueshme. Është aq e madhe saqë drejtuesve të kampionit italian iu desh ta ndalnin me forcë sulmuesin portugezi, pasi ai kishte këmbëngulur për t’u paraqitur kundër Milanit.

Ronaldo është duke u riaftësuar nga një lëndimi që e pësoi me Kombëtaren e Portugalisë në fund të marsit, dhe paraqitja e tij ndaj Milanit nuk vinte në shprehje.

“Na u desh ta ndalnim atë. Ai natyrisht do të jetë gati për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit”, zbuloi Nedved.

Cristiano nuk donte ta humbiste lojën kundër Milanit, të cilën Juve e fitoi 2:0 dhe e arriti titullin në Serie A me një dorë. Një humbje e Napolit sot do të nënkuptonte se Juventusi edhe matematikisht është kampion italian për herë të tetë më radhë.

(Kosova Sot)