Zeneli titullar për Reims në një ndeshje të vështirë, në luftë për Europa League

  • 07 April 2019 - 14:13
Zeneli titullar për Reims në një ndeshje të vështirë, në luftë për Europa League

Arbër Zeneli do të përpiqet ta frymëzojë skuadrën e tij Stade de Reims drejt një fitoreje të madhe kundër një kundërshtari të vështirë si Lille, në luftë për ta siguruar një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës Zeneli, i cili është titullar i pakontestueshëm i Reims që prej transferimit të tij në janar, do të kërkojë ta ndihmoj skuadrën e tij të mbetet në garë për një vend në garat evropiane.

Reims renditet në vendin e gjashtë me 46 pikë, katër më pak se vendi i fundit që dërgon në garat evropiane – Evropa League – St Etienne, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se skuadrat e kosovarit.

Një fitore eventuale do ta dërgonte Reims në vendin e pestë me vetëm një pikë larg Evropa League shtatë javë para përfundimit të kampionatit.

Por, Reims – që vjen nga një humbje e thellë 4:0 ndaj Stasbourg një javë më parë, do të ketë punë shumë të vështirë kundër skuadrës që renditet e dyta në Ligë 1, Lille.

Anësori i Kosovës Arbër Zeneli i ka bërë tetë paraqitje për Reims deri tani, tri nga banka e rezervistëve – të parat menjëherë pas transferimit të tij nga Heerenven për 6 milionë euro në janar – dhe pesë të fundit si titullar.

24-vjeçari i ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asiste në këto tetë paraqitje.

Image

(Kosova Sot)