Fytyra të gjakosura, Lobov fiton duelin e dhunshëm ndaj Knight

  • 07 April 2019 - 15:56
Fytyra të gjakosura, Lobov fiton duelin e dhunshëm ndaj Knight

Fytyra të gjakosura në fund të duelit mes Artem Lobov dhe Jason Knight, që u përballën mes tyre në eventin Bare Knuckle FC 5, zhvilluar në Biloxi të Missisipit në Amerikë.

Përballja mes dy sportistëve u fitua nga Lobov me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47 dhe 48-46).

Një përballje e egër, me grushte e shkelma pafund nga të dy sportistët, ish-luftëtarë të UFC-së. Një duel me 5 raunde me nga dy minuta secili, ku disa herë sportistët ranë në tapet, por vazhduan sfidën.

Në fund, ai që triumfoi ishte Lobov, por të dy sportistët u larguan të gjymtuar.

(Kosova Sot)