Ballkani e mposht Flamurtarin

  • 07 April 2019 - 16:58
Ballkani e mposht Flamurtarin

Ballkani e ka mposhtur 2-0 Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26 në Superligë.

Dueli i vetëm këtë të diel me fillim nga ora 15:00 në kuadër të Ipko Superligës është zhvilluar mes Ballkanit dhe Flamurtarit, i vlefshëm për javën e 26-të.

Objektivi i dy skuadrave është ikja nga zona e barazhit, dhe tani për tani e ka bërë këtë Ballkani, që e mundi 2-0 Flamurtarin, për t’ia shkaktuar humbjen e 4 në tetë takimet e fundit, teksa ka edhe 4 barazime.

Almir Ajzeraj në minutën e 48’ dhe Edvin Kuc në atë të 58’, ia dhuruan Ballkanit tri pikë pas gjashtë ndeshjeve pa fitore – 4 humbje dhe 2 barazime.

Me këtë fitore, Ballkani renditet në pozitën e 8 me 29 pikë, aq sa Flamurtari në zonën e rrezikshme.

(Kosova Sot)