Sadiku shënon gol të çmendur në Zvicër, më në fund luan disa minuta Zhegrova

  • 07 April 2019 - 18:14
Sadiku shënon gol të çmendur në Zvicër, më në fund luan disa minuta Zhegrova

Armando Sadiku ka shënuar gol spektakolar në Zvicër për Luganon, por skuadra e tij në fund mori vetëm një pikë kundër Baselit. Më në fund, kishte edhe disa minuta për Edon Zhegrovën.

Lugano ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Baseli, kjo falë paraqitjes mbresëlënëse të Armando Sadikut, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë dhe ndihmoi skuadrën e tij me gol.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi një gol të bukur për ta kaluar Luganon në epërsi në minutën e 67’.

(Kosova Sot)