Watford n’finale të FA Cup pas përmbysjes së çmendur me dy gola të ish-futbollistit të Barcelonës

  • 07 April 2019 - 20:35
Watford n’finale të FA Cup pas përmbysjes së çmendur me dy gola të ish-futbollistit të Barcelonës

Watford ka mposhtur Wolves 3-2 pas 120 minutash në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.

Skuadra e Gracias ka realizuar një mrekulli të vërtetë, duke parë se ka qenë në disavantazh të dy golave deri në minutën e 78-të.

Doherty (36′) dhe Jimenez (62′) kanë shënuar për “Ujqërit”, tifozët e të cilëve kanë nisur të festojnë para kohe në shkallët e stadiumit. Fatkeqësisht për ata, Watford ka patur plane të tjera. 

Përmbysja e çmendur, në fakt, ka filluar në minutën e 79-të me një gol të jashtëzakonshëm të Deulofeu, ish-ylli i Milanit, teksa Deeney realizoi golin e barazimit 2-2 në minutën e fundit të kohës së rregullt me penallti.

Në 30 minuta shtesë më të mirë ishin vendasit dhe në minutën e 104′, e gjetën golin e epërsisë, golin që i dërgoi në finale.

Ishte sërish ish-lojtari i Barcelonës, Gerard Deulofeu, ai që realizoi për Watfordin duke e dërguar në finale të Kupës së Anglisës.

18 majin e ardhshëm Watfrod do të përballet me Manchester Cityn në finale, ku do t’i duhet një tjetër mrekulli për të ngritur kupën.

(Kosova Sot)