Lenjani: “I lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran”

  • 07 April 2019 - 21:47
Lenjani: “I lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran”

Ermir Lenjani është duke shkëlqyer në Zvicër me Sionin. Ai e ka gjetur sërish golin në Superligën e Zvicrës, të shtatin në 24 paraqitje, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste – 10 në të gjitha garat.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenajni, ka vazhduar me formën e mirë në Zvicër.

Lenjani, që disa ditë më parë shënoi dy gola dhe i dha fitoren skuadrës së tij, sot e ka gjetur përsëri rrjetën në takimin kundër Luzern, sfidë që përfundoi 2-2.

Lenjani shënoi pas vetëm 10 sekondave lojë, në aksionin e parë të ndeshjes.

(Kosova Sot)