Napoli barazon, por ia shtyn festën e titullit Juventusit

  • 07 April 2019 - 22:57
Napoli barazon, por ia shtyn festën e titullit Juventusit

Napoli ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Genoan.

Juventusi duhet të presë deri javën tjetër për të festuar titullin e 8 me radhë në Serie A, sepse matematika ende nuk e bën kampion.

Napoli arriti të marrë një pikë në shtëpi përballë Genoas, mjaftueshëm për t’ia shtyrë festën “Zonjës së Vjetër”.

Mertens shënoi për 1-0 në minutën e 34’, pak minuta pasi Sturaro i Genoas u ndëshkua me të kuq.

Me një lojtar më pak në fushë, Genoa arriti të barazojë rezultatin në minutën e 45’ me Lazovic dhe e ruajti atë deri në fund të takimit.

(Kosova Sot)