Reali dëshiron të nënshkruajë me Hazardin para përfundimit të sezonit

  • 08 April 2019 - 09:37
Reali dëshiron të nënshkruajë me Hazardin para përfundimit të sezonit

Real Madridi i ka përshpejtuar përpjekjet për transferimin e superyllit të Chelseat, Eden Hazard.

Loc Blancos shpresojnë se do të arrijë marrëveshje me Chelsean për blerjen e Eden Hazardit para se të përfundojë sezoni aktual, sipas TheTelegraph.

Madridi është duke u përgatitur ta bëjë një ofertë të re për 28-vjeçarin këtë javë, ndërkohë që belgu nuk është i interesuar të nënshkruajë marrëveshje të re me Chelsean.

Chelsea e vlerëson Hazardin 116 milionë euro, por Madridi shpreson se mund ta transferojë atë për 99 milionë euro. 

(Kosova Sot)