Coutinho e mohon kthimin në Premierligë: Jam i lumtur në Barçë

  • 08 April 2019 - 09:39
Coutinho e mohon kthimin në Premierligë: Jam i lumtur në Barçë

Philippe Coutinho e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u kthyer në Premierligë këtë verë, duke këmbëngulur se është i lumtur në Barcelonë.

Mesfushori brazilian nuk ia ka dalë ta ruajë vendin e titullarit në Barçë, që prej transferimit të tij nga Liverpoolit në janar të vitit 2018.

Si pasojë, mediat kanë shkruar se ai do t’i japë fund qëndrimit të tij në Spanjë dhe se do të kthehet në Angli, me klube si Manchester Unitedi dhe Chelsea që thuhej se interesoheshin për të.

Megjithatë, Coutinho i ka mohuar thashethemet, duke thënë se nuk është në planet e tij të largohet.

“Kokën e kam ekskluzivisht në Barcelonë. Kthimi në Angli nuk bën pjesë në planet e mia. Ky është sezoni i dyti i imi këtu. Kam fituar tituj por gjithmonë jam lojtar ambicioz dhe kërkues. Prandaj, dua shumë e më shumë”, tha Coutinho për Sunday Mirror. 

(Kosova Sot)