Gjithçka e paqartë

  • 08 April 2019 - 09:45
Gjithçka e paqartë

Deri në fund pritet një garë e fortë dhe jashtëzakonisht e nxehtë

 Përveç KEK-ut, që tashmë edhe zyrtarisht është skuadër që e ka humbur statusin në elitën e futbollit kosovar, gjërat e tjera mbesin shumë të komplikuara. Lufta për titull është rritur maksimalisht. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për luftën për mbijetesë, madje gjërat në këtë rang duken edhe më të vështira

Kampionati i Kosovës në futboll ka hyrë në fazën finale të saj, mirëpo shumëçka për të mos thënë gjithçka vazhdon të mbetet e paqartë. Përveç KEK-ut, që tashmë edhe zyrtarisht është skuadër që e ka humbur statusin në elitën e futbollit kosovar, gjërat e tjera mbesin shumë të komplikuara. Lufta për titull është rritur maksimalisht pas rikthimit të fuqishëm të Llapit, i cili assesi nuk po lëshon pe dhe po vazhdon të jetë konkurrent i fortë i Feronikelit e Prishtinës, të cilët i prijnë renditjes tabelore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për luftën për mbijetesë, madje këtu gjërat janë edhe më të vështira. Humbja e Trepçës’89 në Skenderaj ia ka komplikuar shumë punën kësaj skuadre, derisa hiq mirë nuk janë as Ballkani e Flamurtari. Sa u përket Ferizajt e Lirisë, ato janë duke luftuar për t’i ikur rënies direkt nga liga pasi barazhit duket se nuk kanë asnjë shanse t’i shmangen. Java e 26-të është besuar se mund të japë një pasqyrë me reale, por në fakt ajo asgjë nuk ka sqaruar.

Llapi vuan, por në fund feston

Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet hapëse të javës së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll ku u ndeshen KEK-u – Llapi dhe Drenica – Trepça’89. Skuadra e drejtuar Tahir Batatina, shënoi fitore me mjaft vështirësi në duel me KEK-un që renditen në pozitën e fundit në tabelë me rezultat 1:0. Përkundër që ishte cilësuar si një ndeshje e lehtë për Llapin, ajo doli krejt ndryshe, pasi llapjanët në fund festuan vetëm fal një autogoli të shënuar nga Leonard Vitija, i cili edhe iu dha tri pikë të rëndësishme llapjanëve në garën për kreun e renditjes. Takimi tjetër i ditës së shtunë ndërmjet Drenicës e Trepçës’89 është pritur të jetë shumë më i komplikuar, por në fakt doli të jetë shumë më i lehtë për t’u zgjidhur. Ishte Drenica ajo që ka dominuar në çdo pjesë të fushës Trepçën’89, duke shënuar fitore me rezultat 2:0. Të dy golat për Drenicën i shënoi Kreshnik Uka. Me këto tri pikë Drenica është stabilizuar në mesin e tabelës, derisa për Trepçën’89 vazhdimi është shumë i vështirë, kjo pasi gjendet në një pozitë, e cila nuk i siguron shumë qetësi në luftë për mbijetesë.

Flamurtari gjunjëzohet para Ballkanit

Skuadra nga Theranda, Ballkani i ka dhënë fund serisë negative të rezultateve, pasi e ka mposhtur dje Flamurtarin me rezultat 2:0, për të vazhduar kështu fuqishëm luftën për t’i ikur barazhit. Ballafaqimi ndërmjet Ballkanit e Flamurtarit është pritur me kërshëri të madhe, pasi këto dy skuadra cilësohen si rivalët direkt në luftë për barazh, kështu që pikët nga kjo sfidë kanë pasur peshë të madhe. Gjithsesi, ishte Ballkani ai që festoi derisa Flamurtari vazhdon të zhytet çdo herë e më thellë në telashe. Për skuadrën kuqezi nga Prishtina kjo është ndeshja e 6-të me radhë pa fitore, dhe natyrisht kjo ka bërë që tash të futet në një pozitë aspak të mirë dhe ballafaqimet e radhës i pret me shumë presion. Almir Ajzeraj e Edvin Kuc ishin realizatorët e golave për skuadrën vendase e cila nga fillimi i ndeshjes bëri presion për ta gjetur golit, por që atë e gjeti tek në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e parë u mbyllën me rezultat 0:0.

Humbja e Trepçës’89 në Skenderaj ia ka komplikuar shumë punën kësaj skuadre, derisa hiq mirë nuk janë as Ballkani e Flamurtari. Sa u përket Ferizajt e Lirisë ato janë duke luftuar për t’i ikur rënies direkt nga liga pasi barazhit duket se nuk kanë asnjë shanse t’i shmangen

Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet hapëse të javës së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll ku u ndeshen KEK-u – Llapi dhe Drenica – Trepça’89. Skuadra e drejtuar Tahir Batatina, shënoi fitore me mjaft vështirësi në duel me KEK-un që renditen në pozitën e fundit në tabelë, derisa Drenica me lehtësi e mposhti Trepçën’89

... xhiro janë zhvilluar në futbollin kosovar (përjashtuar dy sfidat që luhen sot Liria – Feronikeli dhe Ferizaj – Prishtina), derisa dilemat vazhdojnë të mbesin shumë të madha. Duket se lufta e ashpër do të vazhdojë deri në javën e fundit të kampionatit.

(Kosova Sot)