Krasniqi synon ta rrahë Hartelin në tentimin e dytë

  • 08 April 2019 - 11:38
Krasniqi synon ta rrahë Hartelin në tentimin e dytë

Haxhi Krasniqi do të mundohet ta fitojë meçin me Stefan Hartel në tentimin e dytë, pasi herën e parë, vitin e kaluar, meçi ishte anuluar.

Haxhi Krasniqi synon ta mbrojë titullin e kampionit evropian në meçin e 11 majit kundër shokut të skuadrës tek SES, Stefan Hartel.

Boksieri kosovar do të mundohet ta fitojë meçin me boksierin gjerman në tentimin e dytë, pasi meçi i parë, i paraparë të zhvillohej vitin e kaluar, ishte anuluar pasi Hartel ishte infektuar dhe më pas Krasniqi e kishte gjetur menjëherë kundërshtarin tjetër, spanjollin Ronny Landaeta, të cilin e kishte mundur pa problem në nëntor të vitit që shkoi.

Ky meç do të zhvillohet në sallën “Stadthalle Magdeburg” në qytetin e Magreburgut muajin e ardhshëm.

32 vjeçari synon ta mbrojë brezin e artë evropian më 11 maj, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit botëror.

Nga ana tjetër, për Hartel kjo do të jetë ndoshta mundësia e fundit për ta fituar titullin evropian.

Ai i ka fituar 17 nga 18 meçet e zhvilluara deri tash në boksin profesionist, ndërsa e kishte humbur meçin kryesor të karrierës nga shoku i skuadrës tek SES, Adam Deiner vetëm me pikë.

Nga ana tjetër, Haxhi Krasniqi është duke ushtruar intensivisht për këtë meç që nga fillimi i këtij viti dhe duket se është i gatshëm për këtë sfidë. 

(Kosova Sot)