Tifozët e Arsenalit kërkojnë që Shkodran Mustafi të luajë përkrah Aubameyang e Lacazette

  • 08 April 2019 - 11:41
Tifozët e Arsenalit kërkojnë që Shkodran Mustafi të luajë përkrah Aubameyang e Lacazette

Tifozët e Arsenalit e kanë bërë një kërkesë aspak të zakontë: ata kërkojnë me ironi që Shkodran Mustafi të luajë si sulmues për “Topçinjtë” pas shkathtësive që i tregoi së fundmi në stërvitjen e “Gunners”.

Tifozët e Arsenalit duan që Shkodran Mustafi të luajë në sulm pas aftësive të jashtëzakonshme të shfaqura në stërvitje.

Me këtë rast, tifozët, pasi i kanë parë këto video kanë shkruar se futbollisti shqiptar e meriton ta përbëjë treshen e sulmit të “Gunners” së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette.

Arsenali u mposht nga Evertoni mbrëmë dhe tifozët kanë mbetur të zhgënjyer.

Mustafi i ka zhvilluar më shumë se 100 ndeshje me “Topçinjtë”, pjesën dërrmuese si qendërmbrojtës, por së fundmi po luan si mbrojtës i djathtë.

Mirëpo, 26 vjeçari është vënë nën presion të tifozëve pas gabimit që e kishte bërë kundër Al Nasr gjatë përgatitjeve në Dubai.

Sidoqoftë, videot dhe fotografitë e fundit e kanë shfaqur talentin e mbrojtësit diku tjetër.

Në video shihen disa futbollistë të Arsenalit duke e shijuar volejbollin me këmbë.

Dhe, në lojën 3 kundër 3, Mustafi e bëri një veprim të jashtëzakonshëm duke gjuajtur në anën tjetër në mënyrë akrobatike, ndërsa ishte në ekip me Mohamed Elneny e Mesut Ozil.

Egjiptiani e çoi topin lartë dhe Mustafi shkoi me një veprim spektakolar në stilin biçikletë.

Kjo video është parë më shumë se 100 mijë herë në Youtube.

Aubameyang e Lacazette së bashku kanë shënuar 37 gola këtë sezon, ndërsa fansat mendojnë se me Mustafin në sulm, Arsenali do të shënonte edhe më shumë gola.

“Çfarë goditje në stilin biçikletë”, shkruante një tifoz.

“Ndoshta duhet ta konsiderojmë mundësinë ta vendosim atë përpara”, shkruan një tjetër.

“Mustafi, Laca e Auba, do ta përbënin një ‘treshe vrastare’ sezonin tjetër”, shkruan një tifoz me ironi.

“Kjo është arsyeja se përse Mustafi bën gabime në mbrojtje”, shton një tifoz i Arsenalit.

“Pozita e tij natyrale është sulmues”, shton një sulmues.

Image

“Ne kemi nevojë për Mustafin”, shkruan një tifoz. 

(Kosova Sot)