Atletja bie dhe thyen të dy këmbët në rrëzimin e tmerrshëm

  • 08 April 2019 - 12:56
Atletja bie dhe thyen të dy këmbët në rrëzimin e tmerrshëm

Atletja thyen këmbët dhe nxjerrë të dy gjunjët nga vendi në rënien e tmerrshme.

Një atlete nga Universiteti i Auburn, Alabama në SHBA ka thyer të dy këmbët e saj dhe ka dëmtuar gjunjët në një rrëzim të tmerrshëm të premten, më 5 prill.

Samantha Cerio ishte duke garuar në një event rajonal të gjimnastikës kur ka ndodhur incidenti, dhe ekipi i saj, Tigrat e Auburn, ishin në gjysmëfinale.

Derisa atletja po bënte kalimin e saj të parë, duke tentuar të bëjë një stil me ‘rënie të verbër’, ajo ka rënë shumë fortë në dysheme.

Trajneri i ekipit ka thënë se, në gjithë nëntë sezonat që ka trajnuar ‘Tigrat’, asnjëherë nuk ka parë lëndim si të Cerios.

Lëndimi e ka detyruar Cerion të largohet përfundimisht nga gjimanstika dhe të mos e ushtrojë më profesionin që gjithmonë e ka pasur për zemër.

(Kosova Sot)